Studimi që po habiti botën! Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm? 20 milionë vetë në Kinë rrezikojnë ekspozimin ndaj ujit të ndotur me arsenik. Për të dalë në një përfundim të tillë, autorët e studimit të publikuar në revistën “Shkenca” përdorën të dhënat mbi gjeologjinë e vendit, duke arritur kësisoj të parashikojnë cilat janë zonat me gjasat më të mëdha të prekjes nga helmi.
Në koren e tokës ka normalisht arsenik, por kur ai mbërrin tek ujërat nëntokësore, atëherë ekspozimi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme serioze të shëndetit si kancer të lëkurës e mushkërive dhe probleme me fshikëzën e urinës apo veshkat.
Deri tani, përcaktimi i një shkalle të qartë të kontaminimit me arsenik në vendet e mëdha ka qenë i vështirë. Kina besohet të ketë më shumë se 10 milionë puse, uji i të cilave duhet t’i nënshtrohet analizave për praninë e ndonjë përbërësi toksik. Një proces i tillë mund të zgjasë me dekada të tëra.
Studimi pretendon se 19,6 milionë njerëz në Kinë mund të jenë ekspozuar ndaj nivelesh të rrezikshme toksinash në ujin e pijshëm, ku përfshihen edhe banorë të disa zonave që deri vonë nuk konsideroheshin të rrezikuara.
Top Channel