Takimi i ardhshëm mes kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç do të jetë mjaft i vështirë, për shkak të ngecjeve në zbatimin e marrëveshjes.
Mediat serbe thonë se kryeministrit serb Daçiç ka në plan, që të kërkojë nga BE heqjen e simboleve kosovare nga fletëvotimet.
Daçiç ka deklaruar se Serbia do të bëjë thirrje për bojkot, në rast se nuk hiqen simbolet, duke mos pasur as zgjedhje. Sipas tij, statusi neutral duhet të ruhet.
Ekspertët serbë vlerësojnë se Daçiç ndodhet nën presion, pasi në Serbi është premtuar që zgjedhjet do të mbahen pa ndikime në status.
Këto reagime, sipas mediave, vijnë edhe nga fakti që, një pjesë e serbëve në veri kanë paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjeve, pavarësisht qëndrimeve të Serbisë.
Top Channel