" /> ">
Shumë persona varen nga “smartphone” e tyre gjatë ditës, për të lundruar në internet, për të bërë blerje online dhe mbajtur kontakte me miqtë.
Përhapja e këtyre pajisjeve është shndërruar thuajse në një domosdoshmëri në ditët e sotme, ndërsa pasojat negative, nuk janë gjithmonë të njohura apo të studiuara mirë.
Një prej këtyre aspekteve negative, identifikuar nga një grup mjekësh amerikanë, duket edhe më e habitshmja dhe më e paimagjueshmja ndonjëherë.
Një numër njerëzish janë identifikuar duke dërguar sms gjatë natës, edhe atëherë kur janë në gjumë të plotë.
Doktor Werber, pjesë e studimit, tha se kjo do të thotë se përdorimi i telefonëve është shndërruar për këta njerëz në një mënyrë të vërtetë jetese, e cila i pengon që të marrin pushimin e duhur gjatë natës.
Top Channel