SHBA, flakët pushtojnë Josemitin

23/08/2013 00:00

Zjarret vazhdojnë të përpijnë me mijëra hektarë pyje e shkurre pranë parkut të famshëm të Josemitit në Shtetet e Bashkuara, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

1800 zjarrfikës janë në terren, por pavarësisht përpjekjeve të mëdha, deri tani nuk kanë mundur të frenojnë veçse 1% të zjarrit që kërcënon 2500 shtëpi të zonës.

Flakë të tilla nuk ishin parë në rajon prej gati tre dekadash. Një pjesë e mirë e kontesë së Toulomne-it është mbuluar nga tymi dhe banorët ankohen për probleme të frymëmarrjes, fyt të tharë dhe sytë që i djegin prej tij.

Parku Kombëtar i Josemitit në Kaliforni është krijuar në vitin 1890 falë punës së palodhur të natyralistit Xhon Mjur. Pamja e tij mbresëlënëse tërheq çdo vit katër milionë vizitorë.

Top Channel