Sekretet për të pasur flokë dhe thonj të shëndetshëm

23/08/2013 00:00

Fija e flokut përbëhet nga proteina keratin, pastaj duhet të garantohen
nivele të larta të proteinave. Kjo arrihet duke ngrënë fasule, fara,
drithëra dhe peshk. Po ashtu nevojiten edhe minerale për të mirëmbajtur
flokët.

Burimet më të pasura të mineraleve në botën e bimëve janë barishtet e detit. Këto i shtoni në sasi të vogla në supëra, sallata dhe gjellë, tre ose katër herë në javë. Silici gjendet në perimet e zakonshme si qepa, hudhra, perimet me gjethe të gjelbra, karotat, kastravecët, specat dhe farat e ndryshme.

Së fundmi, shkalla e rritjes së flokut varet nga veshkat. Nëse keni veshka të forta, atëherë keni edhe flokë të fortë. Veshkat e forta “prodhojnë” shumë flokë të bukur dhe të shëndetshëm, që rriten shpejt. Prandaj kujdesuni për veshkat tuaja duke pirë sasi të mjaftueshme uji, duke shmangur kripën dhe hani ushqime që forcojnë veshkat, si për shembull: elb, kokrra gruri, oriz, barishte, fasule, qepë, finok, majdanoz, selino, panxhar të kuq, salmon, troftë, manaferra, boronicë, fara, arra dhe suplemente të magnezit(300 mg dy herë në ditë).

Plani për thonj të shëndetshëm

Thonjtë e shëndetshëm duhet të jenë të fortë, të lakueshëm, me ngjyrë rozë dhe pa njolla. Çdo ndryshim tjetër në sipërfaqe të thoit është shenjë e sigurt se diçka nuk shkon. Shenjat e zakonshme të mungesave në vlera ushqimore përfshijnë:

-Të hollë dhe të brishtë

-Të plasaritur

-Të fortë, të trashë

-Rritje jo e mirë

-Shumë të zbehtë ose transparent

-Njolla të bardha

-Zhubra vertikale ose horizontale

-Lëkurëza anash thoit

Suplementet ushqimore për thonj të shëndetshëm

Thonjtë ndikohen nga një sërë faktorësh, por dieta është ajo më kryesorja. Struktura e thoit përbëhet nga një proteinë e quajtur keratin dhe nga një kombinim mineralesh përfshirë kalciumin, sulfurin, potasiumin, seleniumin dhe elemente të tjera. Thonjtë e fortë dhe të shëndetshëm janë në varësi të përthithjes së këtyre mineraleve. Nëse dëshironi të tregoni një kujdes maksimal ndaj thonjve, atëherë mos harroni që në dietën tuaj të përfshini proteina. Shumë efektive është spirulina, mikro algë nga deti, si burim i mirë i proteinës së tretshme. Tretshmëria e proteinës së saj është 85% krahasuar me vetëm 20% të mishit. Ajo përmban gjithashtu një kombinim të mineraleve, beta-karotinë dhe acide esenciale yndyrore. Plotësojeni dietën tuaj me qumësht blete, që është i pasur me vitamina B dhe acide esenciale yndyrore. Mund të merrni edhe zink shtesë sidomos nëse te thonjtë keni pika apo njolla të bardha. Silici, një mineral që rrit përthithjen e kalciumit është esencial. Vaji i lulediellit është një burim i pasur me acid gama linoleik dhe kelpi, janë të hatashëm. Së fundmi, ekziston një lidhje e fortë mes shëndetit të thonjve dhe mëlçisë. Nëse gjaku i mëlçisë është i shëndetshëm, thonjtë do të jenë të fortë. Thonjtë janë dhe pasqyrimi i mëlçisë suaj. Nëse thonjtë janë të dobët apo tregojnë shenja anormale mund të ndodhë që ky organ jetik ka ndonjë problem. Për ta forcuar mëlçinë nisni një dietë me pak yndyrna, shmangni alkoolin dhe  pini lëngje të freskëta që ndihmojnë për pastrimin e mëlçisë, si aloe vera dhe hani kastravecë, panxhar, karota, mollë, shpargull, borzilok, gjethe dafine, piper, rrepë, kopër, hudhër, bizele, fasule të kuqe, sojë, limon, spinaq, qepë, lakër, rozmarinë, kumbulla. Pra tani do ta keni më të lehtë të keni flokë të shëndetshëm, të shndritshëm dhe thonj të fortë.

Top Channel