Rast i ri i përdhunimit grupor në Indi

23/08/2013 00:00

Pesë persona e kanë dhunuar një fotografe në kryeqytetin financiar indian, Mumbai ka njoftuar policia e këtij vendi të premten.

Ky incident rikthen në vëmendje një sulm të njejtë që ndodhi tetë muaj më parë në Nju Delhi që nxiti protesta masive në këtë shtet.

Incidenti i fundit ndodhi një ditë më parë në një zonë të izlouar të Mumbait ku vajza 23-vjeçare ishte duke e realizuar një reportazh për një revistë në lidhje me ndërtesat e vjetra në këtë zonë së bashku me një koleg të saj mashkull.

Lajmi i është konfirmuar AFP-së nga një oficer policor indian.

Top Channel