Përfundon pelegrinazhi në Mali e Tomorrit

23/08/2013 17:40

Përfunduan ditët e pelegrinazhit në malin e Tomorrit, nga besimtarët bektashinj.

Data 23 është edhe dita e përkujtimit për një nga figurat e nderuara të këtij besimi islam, Abas Aliut.

Gjatë gjithë javës, peligrinë të shumtë kanë mbushur faqen e malit, duke u gdhirë në këtë zonë, pavarësisht vështirësive të shumta.

Mijëra pelegrinë e kanë quajtur pjesë të detyrimit moral këtë sakrificë, duke qëndruar një javë në këtë vend, i cili quhet i shenjtë për besimtarët bektashinj.

Ceremonia, në këtë vend të shenjtë është përshëndetur edhe nga kryegjyshi Baba Mondi, i cili ka uruar pjesëmarrësit për festën, ndërsa ka folur mbi rëndësinë e saj.

Besimtarët dhe peligrinët kishin ardhur nga të gjitha trevat e Shqiperisë dhe jashtë saj.

Kjo festë ka 23 vite që është kthyer në një ritual, ndërkohë që është bërë emergjente riparimi i rrugës për në këtë vend të shenjtë dhe krijimi i kushteve të nevojshme për jetesën e mijëra personave për disa ditë gjatë pelegrinazhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA