Operatorët fajtorë për krizën e fundit në Fukushima
23/08/2013 00:00
Operatori i centralit të dëmtuar bërthamor, Fukushima ka dështuar që t’i
monitorojë si duhet tankerët e mbushur me ujë të kontaminuar që kanë
filluar të rrjedhin dhe janë burim i shqetësimeve ndërkombëtare, ka
thënë regulator i energjisë bërthamore japoneze, të premten.
Kompania që e ka për detyrë monitorimin e tankerëve me ujë të kontaminuar, “Tokyo Electric Poëer Co.” gjithashtu ka dështuar që të mbajë të dhënat si duhet të inspektimeve të tankerëve, ka deklaruar Toyoshi Fuketa, anëtar i autoritetit rregullues bërthamor.
Kriza bërthamore japoneze ka eskaluar këtë javë në nivelin më të keq që prej tërmetit masiv që shkaktoi cunami të cilët e dëmtuan centralin në Fukushima para dy vjetësh.
Top Channel