OKB, ofensivë ndaj kryengritësve në RD Kongo

23/08/2013 18:25

Trupat paqeruajtëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Republikën Demokratike të Kongos nisën një ofensivë të papritur ditën e premte, duke shënjestruar me artileri pozicionet e kryengritësve në qytetin lindor të Gomas.

Trupat ndërkombëtare iu përgjigjën kështu një bombardimi që rebelët e “M23” bënë mbi qytet një ditë më parë, duke vrarë pesë civilë.

Nëpërmjet një zëdhënësi, kryengritësit përgënjeshtruan deklaratën e OKB-së, duke thënë se ata nuk e kishin sulmuar qytetin, ndërsa fajësuan paqeruajtësit për provokim të luftës.

Një brigadë e re, e gatshme që të përfshihet në aksione luftarake nëse do të jetë nevoja, është vendosur në zonë me qëllim që të luftojë rebelët.

Një prej vendeve më problematike, RD Kongos ka të zbarkuar në truallin e tij 18 mijë trupa të OKB-së, mandati i të cilëve është të mbrojnë civilët nga lufta e armatosur midis grupeve kryengritëse dhe qeverisë qendrore.

Megjithatë, trupat janë kritikuar gjerësisht në të shkuarën, pasi pavarësisht përpjekjeve të tyre, fenomenet e spastrimit etnik, genocidit dhe rekrutimit me forcë të fëmijëve ushtarë nuk duket të jenë pakësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA