Moska sulmon OJQ-të si agjentë

23/08/2013 00:00

22 organizata joqeveritare janë cilësuar “agjentë të huaj” në Rusi pas inspektimit të disa grupeve që marrin fonde nga jashtë.

Zëvendësshefi i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Alexei Zhafyarov sqaroi se autoritetet kane kontrolluar 1000 nga mbi 2000 organizatat joqeveritare ruse që perfitojne financime te tilla. 2 prej 22 organizatave te klasifikuara si “agjentë të huaj” u mbyllën për lidhje me elementë ekstremistë.

“Verifikimet e OJQ-ve ne mbare vendin na ndihmuan te diktojme agjentet. Ne saje te kontrolleve, arritem te zbulojme se dy prej tyre ishin perfshire ne aktivitete terroriste. Gjetem gjithashtu edhe 500 shkelje te ligjeve ruse prej ketyre organizmave, dhe per 193 OJQ jane leshuar paralajmerime”, thotë Zhafyarov.
 
Mes organizatave te bastisura ne Moske ishin dhe zyrat e grupit vendas te Helsinkit, ato te ‘Amnesty International’ dhe te ‘Human Rights Watch’.

Ligji i nënshkruar nga Presidenti Vladimir Putin u kërkon organizatave joqeveritare që marrin fonde nga jashtë dhe angazhohen në aktivitet politik, të regjistrohen pranë Ministrisë së Dretjtësisë si “agjentë të huaj”.
Autoritetet ruse filluan inspektimin e organizatave joqeveritare në mars, në një përpjekje që është kritikuar nga organizatat e të drejtave të njeriut. Kritikët thonë se kjo masë merret në kuadër të fushatës së Kremlinit për të shuar zërat e opozitës, pas zgjedhjes së Vladimir Putinit për një mandat të tretë presidencial.

Top Channel