Liban, atentate në Tripoli, 50 viktima
23/08/2013 00:00
Dy shpërthime të fuqishme tronditën Libanin ditën e premte duke shkaktuar vdekjen e 50 personave dhe plagosjen e 500 të tjerëve. Atentatet ndodhën pranë dy xhamive në Tripoli që ishin të mbushura me besimtarë.
Këto shpërthime janë më vdekjeprurëset në Liban që nga përfundimi i luftës civile në vitin 1990.
Pasi mbaroi falja e së premtes u dëgjua një shpërthim në xhaminë al-Takva, ndërsa 5 minuta më vonë u dëgjua shpërthimi tjetër në xhaminë al-Salam.
Lufta në Sirinë fqinje ka rritur tensionet në Liban mes muslimanëve sunitë dhe shiitëve. Asnjë grup deri tani nuk ka marrë përgjegjësinë e këtyre sulmeve.
Top Channel