Borussia e Dortmundit, jo vetëm që nuk është dobësuar nga largimi i Mario Gotzes tek rivalët e përjetshëm të Bajernit, por madje ky transferim ka ndihmuar klubin që të fuqizohet edhe më shumë.
Të paktën, ky është mendimi që shprehu trajneri Jurgen Klopp, në një intervistë të gjatë për të përditshmen gjermane, “Suddeutsche Zeitung”. “Çfarë do të ndodhë në këtë sezon dhe cili do të jetë pozicioni ynë përfundimtar në kampionat e Champions League nuk mund ta di tani, por mund t’iu siguroj që në syrin tim, kemi një ekip më të fortë se një vit më parë”, deklaroi Klopp.
“Largimi i Gotzes nuk ka sjellë një ndryshim negativ në skuadër, përkundrazi. Unë gjithmonë kam thënë që mendoj se ai gaboi në zgjedhjen et ij, pasi u largua shumë shpejt nga Borussia, duke kompromentuar potencialin e rritjes së mëtejshme si futbollist, por kjo tashmë është një çështje që nuk më përket. Përsa i përket anës sportive, paratë e fituara nga shitja e tij, u investuan për të bërë një skuadër shumë më konkurruese”, shtoi Klopp.
Borussia, e cila regjistroi të ardhura rekord në sezonin e shkuar falë edhe avancimit deri në finalen e Champions League, shpenzoi për herë të parë në historinë e saj në këtë sezon më shumë se 50 milionë euro në merkato, duke afruar lojtarë cilësorë si Mikhtarian, Aubumejang, Sokratis dhe sjellë në ekipin e parë disa prej futbollistëve të akademisë.
Top Channel