“Gjyqi i shekullit” në Kinë, i konsideruar kështu ai që po zhvillohet në Kinë ndaj Bo Xilai-t, ish-politikan i lartë i akuzuar për mitmarrje, korrupsion dhe abuzim me detyrën, ka hyrë në ditën e dytë të tijin.
Të enjten, Bo, ish-shef i Partisë Komuniste Chingqing, mohoi të kishte kryer mitmarrje ndaj biznesmenëve. Ai tha se ishte detyruar të rrëfente dhe të mohonte, apo të quante si të pavlefshme, dëshmitë e personave dëshmitarë, përfshi edhe gruan e tij.
Aktakuza lidh akuzën e shpërdorimit të detyrës me rolin e së shoqes në vdekjen e biznesmenit britanik, Neil Heywood. Mediat e huaja nuk po lejohen gjatë seancës gjyqësore, që po zhvillohet në qytetin Jinan, në provincën Shandong. Por, Gjykata e Ndërmjetme Popullore e Jinan-it ka publikuar të dhëna të rifreskuara dhe dëshmi të rëndësishme në blogun e saj zyrtar.
Nuk është ende e qartë, sipas korrespondentes së BBC në Pekin, nëse ngjarjet e së enjtes përbënin teatrin politik të parashkruar, apo një përballje ligjore papritmas me plot ngjyra e tejet të gjallë.
Analistët thonë se gjyqi është po aq një shfaqje për t’iu shmangur një politikani popullor, sa dhe rreth shkeljeve kriminale.
“Do të ishte e jashtëzakonshme, nëse nuk është rënë dakord që tani për verdiktin”, tha Steve Tsang, profesor i studimeve kineze në Universitetin e Nottingham-it. “Gjyqi i një personi kaq të rëndësishëm sa Bo Xilai, nuk është diçka që mund t’i lihet gjyqtarëve të vendosin mbi të. Ai duhet të jetë dakordësuar nga Komiteti i Përhershëm i Byrosë Politike, pas diskutimeve tepër serioze”.
E enjtja ishte hera e parë për Bo Xilai-n, 64 vjeç, që shfaqej në publik pas pothuajse 18 muajsh. 2 vjet më parë, ai shihej si një kandidat për promovim në trupën ligjvënëse prej 7 anëtarësh të Kinës. Por, në shkurt të 2012-s, dyshime u ngriturën pas vdekjes së biznesmenit britanik, Neil Heywood, ngjarje për të cilën gruaja e tij, Gu Kailai, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Top Channel