Gjermania mbylli tremujorin e dytë të vitit 2013 me një surplus të paparashikuar në buxhet, ndërsa të dhënat ekonomike treguan se parashikimet për rritjen ekonomike kishin qenë më pesimiste se sa realiteti.
Në periudhën prill-qershor të këtij viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0,6%, ndërsa qeveria arriti të mblidhte 321,4 miliardë euro në taksa.
Kjo do të thotë se Berlini grumbulloi 3,8% më shumë të ardhura, ndihmuar edhe nga një punësim më i lartë në krahasim me një vit më parë.
Sipas Agjensisë Federale të Statistikave :”Destatis”, surplusi në buxhet është prej 8,5 miliardë eurove, në të gjashtë muajt e parë të vitit.
Kjo do të thotë se gjithashtu ka një rritje nga një vit më parë, e përkthyer ndryshe, një rritje që është e barazvlefshme me 0,2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në kushtet e krizës aktuale, surpluset në buxhet janë shndërruar në një dukuri e rrallë për shtetet europiane, shumë prej të cilave tejkalojnë kufirin e borxhit maksimal të vendosur në 3% të PBB-së brenda një viti.
Top Channel