Thiago Silva, tek Paris SG deri në 2018-n

22/08/2013 20:40

Paris Saint-Germain, nëpërmjet një komunikate zyrtare në uebsajtin e klubit, konfirmoi rinovimin e kontratës së qendërmbrojtësit brazilian Thiago Silva, deri në vitin 2018.

Thiago, i cili mbërriti në “Parc des Princess” në vitin 2012 nga Milani, zhvilloi në sezonin e shkuar 31 ndeshje, nga të cilat nëntë në Champions League dhe realizoi dy gola.

“Jemi shumë krenarë për arritjen e kësaj zgjatje kontrate me Thiagon, i cili është nëj futbollist i jashtëzakonshëm, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Ai është një simbol i dëshirës së Paris SG për të ndërtuar një prej ekipeve më të forta në të gjithë Europën”, tha Nasser al-Khelaifi, presidenti i klubit.

Ndonëse nuk u bë i njohur asnjë detaj ekonomik i operacionit, sipas “L’Equipe”, paga e brazilianit është rritur me dy milionë euro në sezon, duke shkuar në 12 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA