" /> ">

Spiuni i “Wikileaks”: Dua të bëhem femër

22/08/2013 15:15

Një ditë pasi Bradley Manning, ushtari amerikan që i furnizoi “Wikileaks” dokumente sekrete të shtetit u dënua me 35 vjet heqje lirie, mësohet se ai ka shprehur dëshirën për të ndryshuar seksin në femër.

“Unë quhem Chelsea Manning”, deklaroi 25-vjeçari në një deklaratë dërguar televizionit “NBC”. “Unë jam një femër”, shtoi i riu.

Ai deklaroi se gjithmonë ka dashur të ishte femër dhe se kishte menduar në të shkuarën që të niste terapinë me hormone për ndërrimin e seksit, ndërsa i kërkoi miqve t’i adresoheshin si Chelsea.


Bradley Manning, i veshur si femer ne nje foto te vitit 2010

Problemet e personalitetit të Manning u përdorën gjerësisht nga avokatët e tij gjatë procesit mbrojtës, duke argumentuar kërkesën për një ndëshkim më të lehtë me paqëndrueshmërinë mendore të ushtarit.

Njeriu që u vendos në origjinë në një prej skandaleve më të mëdha kibernetike të të gjitha kohërave, u shpall fajtor më parë gjatë javës për 20 akuza, përfshi atë të spiunazhit dhe tashmë duhet të qëndrojë pas hekurave deri kur të mbushë 60 vjeç, në 2048-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA