Parisi: Reagimi i fortë ndaj Sirisë

22/08/2013 00:00

Franca kërkon një reagim force ndaj Sirisë nëse vërtetohen pretendimet e
përdorimit të armëve kimike nga trupat siriane në periferi të Damaskut.

Në një deklarate per shtyp te ministrit te Jashtem Laurent Fabius thuhet se vertetesia e nje informacioni te tille do te nenkuptonte qe eshte koha per veprim ne Siri, duke perjashtuar sidoqofte mundesine e dislokimit te forcave tokesore.

“Perballe nje masakre qe mund te jete kryer me arme kimike ne rrethinat e kryeqytetit sirian do te nevojitet nje reagim i ashper, sic e diktojne parimet tona perendimore. perpara se te mendojme per sidoqofte per nderhyrjen e armatosur, duhet te tentojme zgjidhjen e ngercit ne rruge diplomatike”, thotë Laurent Fabius, minister i Jashtem i Frances.

Shefi i diplomacise franceze shton me tej se regjimi sirian duhet t’i lejoje inspektoret e Kombeve te Bashkuara qe ndodhen aktualisht ne vend te hetojne mbi ngjarjen tronditese te se merkures. Per Bashar al Assadin, eshte shume e thjeshte, kembengul Fabius; duke lejuar hyrjen e inspektoreve ne zonen e Gutas, ai do te kete mundesi te provoje pafajesine e vet.

Nese refuzon, kjo do te thote se ka dicka per te fshehur. Kundershtaret e regjimit ne Siri thone se shumica e mbi 1.000 viktimave te sulmit kimik ishin gra e femije, e pretendimet per ngjarjen e rende i ilustruan me pamje filmike te hedhura nje dite me pare ne internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA