Neymar shpëton Barcelonën, dëmtohet Messi

22/08/2013 02:30

Neymar ka shënuar golin e tij të parë me Barcelonën, në një ndeshje zyrtare, teksa katalanasit janë ndalur në barazim 1-1 nga Atletico Madrid, në takimin e parë të Superkupës së Spanjës.

Ndërkohë, për Messi-n ka sërish shqetësime për një tjetër dëmtim, ndaj dhe argjentinasi u detyrua të linte lojën në pushimin midis pjesëve, në ndeshjen e së mërkurës.

David Villa i dha një nisje perfekte vendasve, duke shënuar gol ndaj ish-ekipit të tij pas vetëm 12 minutash.

Barcelona vuajti të gjente ritmin e saj, kundër një ekipi të ngjeshur si Atletico, por u ndesh me një tjetër goditje të madhe kur Messi dështoi të rikthehej në fushë pas pushimit midis pjesëve. Dyshohet për një dëmtim muskulor.

Gjithsesi, në mungesë të tij, ishte Neymar shpëtimtari i kampionëve të Spanjës, i ardhur nga pankina, i cili shfrytëzoi më së miri një krosim nga e djathta e Dani Alves, për të shënuar golin e barazimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA