Izraeli, shpërthime në veri të vendit
22/08/2013 17:10
Disa shpërthime të fuqishme u dëgjuan në veri të Izraelit, pranë Libanit, raportuan pasditen e së enjtes mediat ndërkombëtare.
Raportimet paraprake thonë se sirenat e një sulmi ajror u dëgjuan në të gjithë veriun e vendit pak përpara shpërthimeve, përfshi qytetet e Naharijës dhe Kiriat Shemonës.
Zyrtarë izraelitë dhe libanezë thanë se të paktën katër raketa ishin lëshuar në territorin e shtetit hebre nga Libani Jugor, ku mbizotëron lëvizja radikaliste islamike e Hezbollahut.
Sulmet me raketa të Hezbollahut kanë qenë të vazhdueshme që prej luftës midis kësaj organizate dhe Izraelit në vitin 2006.
Nuk ka ende të dhëna të qarta nëse shpërthimet kanë shkaktuar viktima apo dëme materiale.
Top Channel