Gjermani, rreziku i neonazismit

22/08/2013 17:35

Deputetët gjermanë kërkuan një mbikqyrje shumë më të rreptë të aktiviteteve të grupeve neonaziste, pasi hetuan një seri vrasjesh që shënjestruan turqit etnikë.

Deputetët thanë se policia dhe drejtësia gjermane duhet të bashkëpunojë për të shkëmbyer raporte inteligjence midis tyre, të përpiqet të përmirësojë trajnimin e agjentëve dhe të rekrutojë më shumë anëtarë të minoriteteve dhe organziatave të ndryshme si informatorë.

Raporti i Parlamentit bazohej në hetimet mbi të ashtuquajturin Rrjeti i Nëndheshëm Neonazist, përgjegjës për vrasjen e dhjetë personave në shtatë vjet, përpara zbulimit në 2012-n.

Një prej anëtarëve kryesore të grupit, Beate Zschaepe, është në gjykim për krimet e kryera që prej muajit maj.

Dy anëtarë të tjerë do të dalin në gjyq, ndërsa dy pjestarë të tjerë të grupit kryen vetvrasje përpara arrestimit.

Në momentin e mësimit të këtij skandali, vetë Kancelarja Merkel fajësoi Shërbimet Sekrete Gjermane për paaftësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA