F1, sezoni i errët i McLaren

22/08/2013 00:00

Skuderia e dytë në Formulën 1 përsa i përket numrit të fitoreve, podiumeve, pole-position dhe xhirove të shpejta (kalohet vetëm nga Ferrari) këtë sezon është shumë larg rendimentit të saj të zakonshëm.

McLaren renditet në vendin e gjashtë në klasifikimin për konstruktorë pas 10 garash, e kaluar edhe nga Force India.

Edhe pilotët nuk kanë qenë më mirë: ish-kampioni i botës Jenson Button ka vendin e pestë në Shanghai rezultatin më të mirë, ndërsa Sergio Perez të gjashtin në Bahrein.

Rezultate të tilla për McLaren janë regjistruar vetëm në vitin 1980, kur asnjë prej pilotëve të kësaj skuderie nuk u ngjit në podium në atë sezon.

Për një skuderi që në histori ka arritur 483 podiume, një sezon i tillë është vërtet për tu shqetësuar.

Top Channel