Bursa e “Nasdaq” mbyllet përkohësisht

22/08/2013 21:00

Bursa amerikane e “Nasdaq” ndërpreu veprimet e saj këtë të enjte, duke cituar si arsye një problem teknik.

Bursa i dërgoi një mesazh të gjithë kompanive të listuara në të, duke thënë se ka pasur një problem me çmimet e aksioneve në shitje, ndaj edhe aktiviteti do të ndërpritet deri në një lajmërim të dytë.

Tregëtimi në bursat e tjera amerikane mbeti i pandërprerë, me “Doë Jones” që fitoi 42 pikë gjatë ditës, duke u ngjitur në nivelin e 14 940.

“Nasdaq” i kërkoi momentalisht kompanive të listuara që të përdorin kanale të tjera për të kryer veprimet e tyre, deri në zgjidhjen e problemit.

“Nasdaq” është bursa e dytë më e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para përsa i përket transaksioneve elektronike.

Në të janë të listuara disa kompani gjigante si “Apple”, “Google” dhe “Facebook”.

Top Channel