Në 24 orë pas çeljes së shitjes së biletave të Botërorit 2014, mbi 2,3 milionë aplikime për bileta kanë mbërritur në faqen zyrtare të FIFA-s.
Afati në të cilin mund të parashtrohet kërkesa për një biletë skadon në datën 10 tetor.
Më parë, FIFA ka parashikuar që Botërori i Brazilit do të ketë një kërkesë të ngjashme si ai i Gjermani 2006-s, kur vetëm një në shtatë aplikime u shpërblye me një biletë.
Aktualisht, dihet që FIFA ka pasur 372 mijë kërkesa për hyrje në ndeshjen hapëse në San Paulo dhe më shumë se 344 mijë për finalen e “Maracana”-së, në vetëm 24 orët e para të shitjes.
Totali i biletave të të gjithë ndeshjeve të Botërorit marrë bashkë është 3,3 milionë.
Ndërsa çmimi për fazën e grupeve varion në 90 dollarë ndeshja, ai do të shkojë deri në 990 dollarë për finalen e madhe të “Maracana”-së.
Top Channel