SHBA, spiuni i Wikileaks dënohet me 35 vjet

21/08/2013 17:00

Ushtari amerikan, i dënuar për dorëzimin e sekreteve shtetërore në faqen e “Wikileaks”, u dënua të mërkurën me 35 vjet heqje lirie.

25-vjeçari, rreshteri Bradley Manning u shpall fajtor për 20 akuza të ngritura ndaj tij, përfshi atë të spiunazhit.

Prokuroria, në gjyqin ushtarak në të cilin ai u gjykua, kishte kërkuar një dënim më të rëndë, me 60 vjet burgim.

Një javë më parë, në seancën e fundit përpara shpalljes së kohëzgjatjes së dënimit, Manning kërkoi falje dhe tha se “kishte kuptuar dëmin që i kishte shkaktuar shtetit sjellja e tij”.

Ai gjithashtu pranoi të vuante masën e dënimit që do t’i caktonte gjykata. Përveç heqjes së lirisë, Manning u dënua edhe me shkarkimin pa nderime nga shërbimi ushtarak.

 

Top Channel