Real, dëmtohet Xabi Alonso
21/08/2013 00:00
Lajme të këqia për Realin e Madridit. Xabi Alonso ka thyer një kockë të këmbës së majtë në stërvitjen e paradites së sotme dhe mendohet se do të qëndrojë larg fushave për 3 muaj.
Bëhet fjalë për të njëjtin dëmtim që pësoi Marcelo dhe për të cilin u operua në tetor të vitit 2012 duke humbur 19 ndeshje të sezonit të kaluar.
Xabi Alonso ishte gati për tu rikthyer nga dëmtimi i pubalgjisë (nesër do të luante në trofeun Santiago Bernabeu), por dëmtimi i ri ka prishur planet e tij dhe të stafit mjekësor të Realit.
Top Channel