Portugali, 7 viktima nga zjarret në Madeira

21/08/2013 00:00

Zjarret që pushtuan Portugalinë gjatë këtij gushti kanë shkaktuar 7 viktima dhe djegien e një sipërfaqeje sa 4 herë Lisbona ose sa 31 mijë fusha futbolli.

Sipas ‘Ansa’, 9529 zjarret, të “ushqyera” edhe nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, kanë rrafshuar 30 898 hektarë pyje. Zona më e prekur është ajo e Madeirës.

Deri tani, policia luzitane ka arrestuar 29 persona që akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme.

Top Channel