Oklahoma, vrasin studentin “për hobi”

21/08/2013 02:45

Një veprim i çastit i dhunshëm ka lënë një 23-vjeçar të vdekur, lojtar premtues i bejzbollit amerikan, një familje të shkatërruar dhe 2 vende të ndara në ekstremet e globit të tronditura.

Christopher Lane nga Australia është qëlluar për vdekje në Duncan të Oklahoma-s, teksa kishte dalë jashtë për të vrapuar, javën e kaluar. Motivi? Tre adoleshentë, që nuk kishin se ç’të bënin, sipas policisë.

“Ata thjesht ishin dëshmitarë të një djaloshi të ri, që po vraponte rrugës. E zgjodhën si objektiv çasti”, tha shefi i policisë, Danny Ford, për CNN. Tre adoleshentët janë akuzuar formalisht gjatë së martës.

James Edwards Jr., 15 vjeç, dhe Chancey Luna, 16 vjeç, u akuzuan si të rritur për vrasje të gradës së parë, sipas nëpunëses së gjykatës të shtetit Stephens, Kaylee Chandler.

Ndërkohë, Michael Jones, 17 vjeç, përballet me dy akuza: përdorimin e një mjeti ndihmës për armën dhe pajisjeve të tjera pas aktit të vrasjes, të shkallës së parë, tha nëpunësja.

Gjykata kishte vendosur një shpërblim prej 1 milion dollarësh për Jones, ndërkohë që për Edwards dhe Luna nuk ishte vendosur asnjë çmim, shtoi më tej ajo.

Kur adoleshentët u arrestuan nga policia, njëri prej tyre kishte dhënë si motiv për vrasjen e Lane “rastësinë”. Lane ndiqte studimet në Universitetin “East Central”, pasi kishte fituar bursë për bejzbollin.

“Ai tha se motivi i vrasjes ishte ‘kishim dalë për të vrarë dikë’ dhe kaq”, tha Ford për një stacion radiofonik australian, “3AW”. “Ata kishin vendosur të tre për të vrarë dikë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA