Malajzi, 10 të vdekur pas aksidentit me autobus

21/08/2013 00:00

Së paku 10 trupa janë nxjerrë nga një autobus, i cili të mërkurën ka
rënë në humnerë në afërsi të një maje mali në një zonë turistike të
Malajzisë.

E përditshmja e këtij vendi, “Utusan Malaysia” ka raportuar se 15 persona të tjerë janë dërguar në spital pas aksidentit në një rrëpirë dhe një rrugë dredha-dredha që të çon deri te zona turistike.

Njoftimi i shkurtër i kësaj gazete nuk ka dhënë detaje të tjera rreth aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB