
Shefi i OKB-së për Çështjet Politike ndodhet në Kajro për bisedime te
cilat synojnë t’i japin fund krizës politike që ka polarizuar vendin e
eshte bere shkak per vdekjen e qindra personave.
Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Feltman mbërriti të martën në Kajro për një mision tre ditor, i përshkruar nga zyrtarët e organizatës si “shtysë për rivendosjen e paqes dhe për ripajtim”. Me kete qellim feltman do te zhvilloje bisedim si me zyrtarë qeveritarë, ashtu dhe me lidere te Vëllazërisë Myslimane.
Mberritja e diplomatit te larte ne Kajro erdhi vetem pak ore pas arrestimit te udheheqesit shpirteror te levizjes islamike, Mohamed Badie. 70-vjeçari Badie u ndalua për nxitje të torturimit dhe vrasjes së protestuesve anti-Mursit ne muajin qershor.
Një gjykatë egjiptiane urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim për 15 ditë ndërkohë që prokurorët hetojnë akuzat. por ky nuk eshte i vetmi zhvillim me te cilin perkon vizita e Feltmanit. Gjykata qe i shqyrton ceshtjen e Hosni Mubarakut, pritet te jape vendimin e saj nese ish-presidenti do te vazhdoje do te mbahet ne burg apo do te lihet i lire.
Mubaraku 85-vjeçar ka apeluar kunder burgosjes se tij nen akuzat per korrupsion, ndersa po rigjykohet edhe per rolin ne vrasjen e protestuesve gjate rebelimit te 2011-tes qe coi ne permbysjen e tij nga pushteti. Ministrat e Jashtem te Bashkimit Europian nderkohe jane mbledhur ne Bruksel per te diskutuar mbi qendrimin qe do te mbahet ndaj shtypjes se dhunshme qe i beri qeveria e perkohshme egjiptjane protestave te mbeshtetesve te Vellazerise Muslimane. Pas vrasjes se 900 personave ne perleshjet e javes se kaluar, brenda bllokut pati qe kerkuan nderprerjen e paketes 5 miliarde euroshe te ndihmave per Egjiptin.
Top Channel