Në shkallën ndërkombëtare të rrezikshmërisë, niveli i sigurisë nga
radioaktiviteti në ujin e Fukushimës, është rritur nga një në tre.
Në njerin prej rezervuareve te kompleksit berthamor japonez ka pasur rrjedhje uji me radioaktivitet te larte. Kete jave, per here te pare qe nga termeti dhe tsunami i fuqishem i 2011-tes, Tokio ka ringritur shqetesimin e rrezatimit ne Fukushima.
Fatkeqesia natyrore e dy viteve me pare nxorri jashte perdorimit sistemin ftohes te reaktoreve te kompleksit, tre nga te cilet pezulluan punen krejtesisht. Tani per ftohjen e reaktoreve duhet pompuar uje e kjo nenkupton grumbullimin e nje sasie te madhe uji te ndotur ne central.
Rrjedhje te ngjashme ka pasur edhe ne te kaluaren, por asnjehere te ketij niveli qe llogaritet ne 300 tone uje radioaktiv. Ekipe punonjesish te kompleksit kane rrethuar rezervuarin ne fjale me thase rere dhe po perpiqen te thajne ujin toksik, nje pune kjo mjaft e veshtire dhe e rrezikshme.
Radioaktiviteti eshte kaq i larte saqe skuadrat e punetoreve duhet te nderrohen vazhdimisht ndersa eshte e qarte se nje pjese te ujit te ndotur, tashme e ka thithur toka.
Top Channel