Në mëngjesin e së mërkurës është transmetuar për herë të parë në valët e
sinjalit të Televizionit Publik të Greqisë emisioni i pare informativ i
tij.

Prej 11 qershorit vendi nuk ka pasur transmetues shtetëror televiziv, pasi Qeveria e Kryeministrit Samaras ka mbyllur kanalin shtetëror ERT duke hedhur në rrugë 2700 nënpunës e gazetarë.

Mbyllja e tij shkaktoi nje krize politike te fuqishme ne Greqi pasi nje prej partive te koalicionit qeveritar u terhoq nga Qeveria ne shenje proteste ndaj ketij veprimi. Prej atehere nje numer i vogel i nenpunesve te pushuar mbajne godinat perkatese te televizioneve ne Selanik dhe Athine duke transmetuar nepermjet internetit, ndersa pjesa tjeter gradualisht ka bere aplikime ne dy faza per t’u punesuar ne transmetuesin e ndermjetem DT ,Televizioni Publik, i cili do t’i hape rrugen krijimit te nje transmetuesi te ri shteteror ne muajt e ardhshem.

Data e fillimit te transmetimit te emisionit te pare informativ te ketij televizioni tranzitor, koincidon edhe me vendimin e Unionit Europian te Transmetuesve EBU, per t’i hequr nje vale satelitore televizionit te vjeter ERT dhe per te mbeshtetur operatorin e ri televiziv, sinjali i te cilit ka filluar te transmetohet ne Greqi prej dates 10 korrik në frekuencës dixhitale qe kishte me pare ERT.

Para disa ditesh Ministria e Financave ka shpallur listen e 570 personave qe do te perbejne personelin e fazes se pare te televizionit tranzitor me nje staf te vogel teknikesh dhe gazetaresh, ndersa pritet qe ditet e ardhshme te shpallen edhe emrat e 1430 te tjereve qe do te plotesojne numrin e nenpunesve per te mundesuar funksionimin e tij disa mujor.

Me pas pritet qe perseri qeveria te shpalle nga 600 deri ne 1000 vende te reja pune, per Televizionin e ri Publik qe sic theksohet nga dy partite e koalicionit do te perbehet nga persona qe do te zgjidhen ne baze te meritokracise. Ky do te jete edhe shembulli me i mire instiston qeveria greke, qe mbi keto baza te kryhet ndryshimi rrenjesor i te gjithe administrates shteterore ne Greqi duke filluar qysh prej muajit shtator te ketij viti.

Top Channel