BE pezullon eksportin e armëve në Egjipt

21/08/2013 00:00

Vendet anëtare të Bashkimit Europian ranë rakord të pezullojnë licensat e shitjes së armëve në Egjipt, si ndëshkim për metodat brutale të përdorura nga ushtria në shtypjen e protestave popullore në vend.

Megjithatë, Brukseli vendosi që ndihma humanitare ndaj vendit më të madh të Afrikës Veriore do të vazhdojë.

Në një komunikatë të përbashkët, qeveritë e Bashkimit Europian theksuan se “është qëllimi i Europës që të vazhdojë të mbështesë sa më fuqishëm egjiptianët e pambrojtur”.

Takimi i ministrave të Jashtëm të u realizua pas një jave, në të cilën mbi 900 persona mbetën të vrarë për shkak të dhunës në Egjipt.

Megjithatë, ka ende dyshime mbi efikasitetin e kësaj bllokade, pasi nuk është Bashkimi Europian si i tërë që eksporton armët, por kjo bëhet prej vendeve prodhuese të tij, kryesisht Franca, Gjermania dhe Spanja.

Britania e Madhe, më parë kishte pezulluar në mënyrë të njëanshme eksportet e një sërë pajisjesh ushtarake në Egjipt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB