
Atletico Madrid dhe Barcelona do të luajnë sot në Madrid (ora 23:00) ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, ndërsa ajo e kthimit do të luhet në Barcelonë pas një jave.
Favoritët për fitoren në këtë takim dhe për ngritjen e trofeut pas 7 ditësh janë gjithmonë ata, katalanasit. Këtë e pranon edhe trajneri i Atleticos, Diego Simeone.
“Barcelona është superfavorite sepse fuqia ekonomike i lejon të kenë një skuadër të fortë, më të fortën në botë dhe brenda saj kanë lojtarin më të mirë (Messi) dhe atë që do të bëhet më i miri (Neymar). Ne e kemi të pamundur të fitojmë kampionatin, ndërsa në ndeshje si kjo kemi disa shanse të vogla”, theksoi Simeone.
“Duhet të përdorim armët tona: shpresën, durimin, saktësinë, sigurinë, përulësinë dhe punën”, shtoi Simeone.
Ndërsa Tata Mrtino iu kthye zëvendësimit të Messit në ndeshjen e parë të kampionatit: “Fola me të dhe duhet të bëj kujdes të mos e zëvendësoj 5 herë rresht. Nuk mendoj se më ikën autoriteti nëse flas me lojtarët e mi.”
Top Channel