Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi vendosur për ndihmën

20/08/2013 00:00

Shtëpia e Bardhë ka përgënjeshtruar lajmin e ‘Daily Beast’ duke mohuar se është vendosur në mënyrë të fshehtë ndërprerja e përkohshme e ndihmës për Egjiptin.

Një zëdhënës i National Security Council ka theksuar se administrata Obama po vlerëson mundësinë e ndërprerjes, por në fakt ende nuk është vendosur asgjë.

Ndihma për Egjiptin mbërrin tek 1,5 miliardë dollarët në vit.

Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel, pranoi se Uashingtoni nuk ka mundur të bëjë shumë në zgjidhjen e krizës në Egjipt.

“Aftësia jonë për të ndikuar në situatën në Egjipt është e kufizuar. Ajo është në dorë të popullit egjiptian dhe Egjipti është një vend i madh sovran. Egjiptianët janë vetë përgjegjës për zgjidhjen e kësaj situate”, tha Hagel.

Top Channel