SHBA, prokurorët: 60 vjet burg për Manning
20/08/2013 00:00
Prokurorët në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga gjyqtari ushtarak që
ushtarin amerikan, Bradley Manning, ta dënojë më 60 vjet burg për shkak
të dhënies së dokumenteve sekrete ushtarake dhe diplomatike të Shteteve
të Bashkuara, për faqen në Internet, WikiLeaks.
Prokurori Joe Morrow, këtë rekomandim e bëri gjatë argumenteve finale, në gjykatën ushtarake në shtetin Merilend.
Avokati mbrojtës i ushtarit Manning nuk ka rekomanduar ndonjë kohëzgjatje specifike për dënim me burg, por ka sugjeruar se dënimi nuk duhet të jetë më i gjatë se 25 vjet, pasi fshehtësia e disa dokumenteve, që i ka zbuluar Manning, skadon brenda 25 viteve.
Top Channel