Musharaf nën akuzë për vrasjen

20/08/2013 00:00

6 vjet nga vrasja e lideres se atehershme te opozites pakistaneze,
Benazir Bhuto, në Islamabad ka nisur procesi gjyqësor kundër armikut të
saj të betuar.

Ish-lideri ushtarak i vendit, Pervez Musharaf është akuzuar zyrtarisht për përfshirje në atentatin qe i mori jeten Bhutos dhjetorin e vitit 2007. Prokuroret sqaruan se aktpadia ndaj Musharafit perfshin akuzat per vrasje, komplot dhe ndihme ne vrasjen e ish-kryeministres.

Vete Musharafi deklarohet i pafajshem. Seanca gjyqesore e radhes do te zhvillohet ne 27 gusht. Padia ndaj ish- liderit pakistanez pritej prej kohesh, por ishte shtyre per shkak te kercenimeve te bera atij nga talebanet ne Pakistan. Kur Musharafi me ne fund u paraqit ne gjykaten e Ravalpindit, ndertesa gelonte nga forcat e sigurise. ne banken e te akuzuar jane ulur edhe 6 persona te tjere, dy nga te cilet zyrtare te larte te policise. Benazir Bhuto u vra gjate nje tubimi elektoral pikerisht ne kete qytet. Nga atentatit vetevrases dhe te shtenat qe e pasuan, humben jeten edhe 16 persona te tjere. Gjyqi i Musharafit konsiderohet dicka e paprecedente per Pakistanin qe ne pjesen me te madhe te historise se vet, eshte qeverisur nga ushtria. Nese shpallet fajtor, ai rrezikon burgimin e perjetshem ose edhe denimin me vdekje.

Top Channel