Massimiliano Allegri i ka idetë e qarta se çfarë duhet të bëjë Milani për të kaluar PSV Eindhoven, në ndeshjet “play-off” të Champions League.
“Duhet të zhvillojmë një ndeshje inteligjente dhe të qartë e të kuptueshme. Nevojitet agresivitet i madh dhe shfrytëzimi i kualiteteve tona, mbi të gjitha në repartin e sulmit. Do të vuajmë, pasi kjo është normale”, ka shpjeguar tekniku kuqezi.
Sa i përket formacionit: “Në sulm duhet ta nisin nga fillimi Boateng, Balotelli dhe El Shaarawy. Mario është mirë dhe prezenca e tij në skuadër bën të rrisin nivelin edhe shokët e tij të skuadrës”.
“Balotelli është një lojtar i jashtëzakonshëm, do të jetë një provë e vështirë për të, sepse ka luajtur shumë pak në Amerikë dhe vetëm 45 minuta gjatë së shtunës. Në sulm kam lojtarë me kualitete dhe dalin shpejt te goli. Petagna dhe Niang do ta nisin nga pankina. Më vjen keq, që nuk e kam në dispozicion Pazzini-n, madje mungesa e tij deri në fund të tetorit do të jenë e rëndësishme”, ka shtuar Allegri.
Top Channel