Kaliforni, ushqim me forcë ndaj të burgosurve
20/08/2013 04:50
Një gjykatë rajonale në Kaliforni i ka dhënë leje autoriteteve shtetërore të ushqejnë me forcë dhjetra të burgosurit, të cilët janë futur në grevë urie prej më shumë se 6 javësh.
Gjykatësi Thelton Henderson tha se disa prej tyre, të cilët ishin pranë vdekjes, mund të ushqehen, pavarësisht kërkesave të nënshkruara për të mos u ringjallur.
Ata janë duke protestuar për shkak të praktikës së mbajtjes së të burgosurve të dhunshëm në izolim, ndonjëherë për më shumë se 1 dekadë.
Afro 130 të burgosur kanë refuzuar ushqimin, ndërkohë që pothuajse 30 mijë të dënuar, nga 133 mijë në total në Kaliforni, morën pjesë në fillim të grevës së urisë.
Top Channel