Japoni, nga Fukushima kanë rrjedhur 300 ton ujë radioaktiv
20/08/2013 00:00
Operatori i centralit të dëmtuar atomik Fukushima në Japoni ka raportuar
se afro 300 ton ujë radioaktiv kanë rrjedhur nga një rezervuar.
Operatori Tokyo Electric Power Company (TEPCO) ka njoftuar të martën se nuk është e qartë se si ka ndodhur rrjedhja, por ka mundësi që ajo ka depërtuar në tokë.
Kompania nuk beson se ndonjë sasi uji ka rrjedhur në oqeanin e afërt, megjithë faktin se nga rrjedhjet e mëparshme është prekur edhe oqeani.
Zëdhënësi i kësaj kompanie, Masayuki Ono, tha se është formuar një pellg afër rezervuarit që ka rrjedhur, ndërsa niveli i rrezatimit nga pellgu është pesë herë më i lartë se kufizimi i ekspozimit vjetor të pranuar i punëtorëve në central.
Top Channel