Huliganët acarojnë marrëdhëniet Meksikë-Poloni

20/08/2013 16:40

Meksika thirri ambasadorin polak në vend, duke i kërkuar shpjegime, pasi disa marinarë u sulmuan pa arsye nga një grup tifozësh futbolli gjatë së dielës.

Dëshmitarë pamorë panë një grup prej qindra tifozësh, të cilët sulmuan kadetët e marinës meksikane, që po pushonin në një plazh të qytetit verior të Gdinias.

Marinarët kishin mbërritur në territorin polak në kuadër të një stërvitje të përbashkët detare.

Disa dëshmitarë të tjerë konfirmuan se tifozët e skuadrës së Ruh Horzhuvit (Ruch Chorcoë) u vërsulën ndaj marinarëve me sllogane raciste, duke plagosur 17 prej tyre.

Megjithatë, grupe të tifozerisë ekstreme të këtij ekipi fajësuan meksikanët si nxitës të sherrit.

Sipas tyre, ata shkuan në ndihmë të një gruaje, e cila ishte dhunuar fizikisht prej marinarëve.

Qeveria meksikane, nga ana e saj i kërkoi Ministrisë së Jashtme Polake që të “ndërhyjë në mënyrë që të sigurohet gjetja e fajtorëve për këto akte të vajtueshme vandalizmi dhe vendosja e tyre përpara drejtësisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA