Franca kundër NSA për sulmet

20/08/2013 00:00

Pas raporteve te gazetes ‘Bild’ se Al Kaeda po planifikon sulme në
rrjetet hekurudhore europiane, masat e sigurisë në Gjermani janë shtuar
ndjeshëm.

Por autoritetet franceze, te njoftuara  prej disa javesh siç pohojne dhe vete per rrezikun e mundshem, thone se ne France nuk ka pasur ndonje kercenim konkret.

“Jemi ne dijeni te ketyre te dhenave, qe me shume do t’i konsideroja si thashetheme, por nuk kemi asnje prove te rendesishme, e cila te na lere te kuptoje se vendit tone i kanoset ndonje rrezik i mirefillte”, tha ministri i Brendshëm francez, Manuel Valls.

‘Bild’ njoftoi nje dite me pare se rrjeti terrorist eshte duke organizuar sulme ndaj trenave te shpejtesise se larte ne Europe, informacion ky i mbeshtetur ne zbulimet e Agjensise Amerikane te Sigurise Kombetare. Sipas te perditshmes gjermane, NSA-ja kishte pergjuar jave me pare nje telefonate mes drejtuesve te larte te Al Kaedes, ku  permendej nje seri atentatesh ndaj trenave ne rrjetet hekurudhore europiane, te cilat perfshinin vendosje eksplozivesh ne trase apo bomba ne bord.

Fale informacioneve te sherbimit sekret, Gjermania arriti te shmange ne 2006-n nje sulm me bombe ne nje tren pasagjeresh ne qytetin e Kelnit. Ne fillim te gushtit, Shtetet e Bashkuara mbyllen rreth 20 ambasada dhe konsullata ne Lindjen e Mesme dhe afrike me pretendimin se informacionet e perftuara nga programi i pergjimeve, tregojne se ato rrezikonin te ktheheshin ne shenjestra te sulmeve terroriste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB