Lufta në Ukrainë, Zelensky: I kemi propozuar Moskës të ndalojmë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës Shtetet e Bashkuara janë duke rishikuar ndihmën për Egjiptin, që në vit
mbërrin tek 1,5 miliard dollarët. Ajo që shihet si indiferencë e
ëashingtonit ndaj dhunës në vend e ka përballur administratën amerikanë
me pyetje të vështira mbi mundësitë per te ndikuar në qeverinë ushtarake
të Egjiptit që t’i jepet fund shtypjes së përgjakshme të opozitës.
Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel pranoi se ëashingtoni nuk ka mundur te beje shume ne kete drejtim.
“Aftësia jonë për të ndikuar në situatën në Egjipt është e kufizuar. Ajo është në dorë të popullit egjiptian dhe Egjipti është një vend i madh sovran. Egjiptjanet jane vete përgjegjës për zgjidhjen e kësaj situate”, tha Hagel.
Ne njoftim të fundit të gazestës ‘Neë York Times’ thuhet se ushtria vendosi te shtype protestat opozitare, pavarësisht 17 thirrjeve telefonike personale nga sekretari Hagel dhe takimeve të udhëheqësve ushtarakë me dy senatorë amerikanë. Zeri i Amerikes citon zedhenesen e Departamentit te Shtetit, Jen Psaki te mohoje pretendimet e gazettes prestigjoze se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndërpresin ndihmën ushtarake dhe civile për Egjiptin.
Ajo sqaroi se per kete çeshtje nuk eshte marre nje vendim politik dhe se diskutimet vazhdojne. Zhvillimet ne ëashington vijne ne kohen kur nga Egjipti mberrin lajmi i arrestimit te liderit shpirteror te Vellazerise Myslimane. Gjenerali Guide Mohammed Badie u ndalua ne nje kompleks rezidencial ne lagjen Naser City te Kajros. Keto ditet e fundit, ne pranga kane perfunduar me qindra mbeshtetes te levizjes islamike. Badie, sipas raporteve ne media, do te perballet me akuzat per nxitje te dhunes dhe rol ne vrasjen e tete protestuesve anti-islamike qershorin e kaluar.
Top Channel