Lufta në Ukrainë, Zelensky: I kemi propozuar Moskës të ndalojmë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës Pasojat e dhunës që ka përfshirë të gjithë Egjiptin, po i ndjen edhe
industria vendase e turizmit, një prej zërave më të rëndësishëm të
ekonomisë egjiptjane.
Ditët e fundit, shume qeveri europiane i kane paralajmeruar pushuesit te qendrojne larg resortave te Detit te Kuq, duke detyruar disa agjensi te ndalojne te gjithe udhetimet ne kete vend. Kjo ndodhi me TUI Germany, pjese e operatorit me te madh turistik te kontinentit te vjeter TUI Travel, qe vendosi te pezulloje cdo levizje drejt Egjiptit pas nje paralajmerimi te Ministrise se Jashtme gjermane, i cili nuk perfshinte megjithate dhe ndonje keshille per evakuimin e te turisteve qe ndodhen tashme aty.
Resortat egjiptjane terheqin cdo vit rreth 1,2 milione pushues gjermane. Por Berlini nuk ishte i vetmi qe leshoi paralajmerime te tilla. Shembullin e tij e kane ndjekur edhe Suedia, Belgjika, e Britania. Pavaresisht trazirave politike qe kane mbethyer vendin, ministri i Turizmit mendon se regjimi i presidentit te permbysur, Mohamed Mursi, nuk duhet fajesuar per tkurrjen e fluksit te vizitoreve.
“Nuk mund te them se veprimet e qeverise se meparshme ndikuan negativisht tek turizmi. Mendoj se arsyeja kryesore e uljes se numrit te turisteve ne kete periudhe ka te beje me se pari me mungesen e sigurise, problemet e infrastruktures, bllokimi i rrugeve; te mos harrojme se protestat kane prekur shume zona te rendesishme kulturore si kajro, luksori apo Asëani”, tha ministër i Turizmit, Hisham Zaazou.
Dhuna e koheve te fundit duket ka mbytur ende pa nisur mire tentativat per rimekembjen e sektorit te goditur ashper nga kriza ekonomike. Tregtaret e suvenireve ia faturojne problemet e kesaj periudhe pikerisht situates se krijuar dhe kane bindjen se po te stabilizohet situata dhe ne Egjipt te rikthehet siguria, atehere numri i turisteve do te rritet serish.
Top Channel