Djali i Biden, me çrregullime mendore?!

20/08/2013 04:10

Beau Biden, Prokuror i Përgjithshëm i Delaware-s dhe djali i zëvendës/presidentit Joe Biden të SHBA-ve është shtruar të hënën në një spital të Houston-it, pas një “episodi çorientimi mendor dhe dobësie”, ka bërë të ditur zyra e zëvendës/presidentit.

Biden udhëtoi me të birin drejt Texas-it për vlerësimin e specialistëve të mjekësisë.

Incidenti ndodhi të mërkurën e kaluar, kur Beau Biden ishte me pushime. Ai nisi të ndihej “i dobët dhe i çorientuar, pas një udhëtimi të gjatë drejt Indiana-s”, shkroi në një njoftim Departamenti i Drejtësisë së Delaware.

Fillimisht, ai u shtrua në spitalin universitar “Northwestern” të Chicago-s, më pas Biden udhëtoi mëngjesin tjetër për në spitalin universitar “Jefferson” në Filadelfia, për të biseduar me doktorin e tij.

Njoftimi thotë se Biden është shkarkuar dhe e kaloi fundjavën në shtëpinë e tij në Wilmington të Delaware. Asnjë informacion tjetër nuk është dhënë për kushtet shëndetësore të Biden.

Në 2010-n, djali më i ri i Biden pësoi atë që doktorët e quajtën goditje të butë në tru, por aftësia për të folur dhe për të menduar e tij nuk u ndikuan.

Biden, 44 vjeç, u zgjodh kryeprokuror i Delaware në 2006-n. Ai shërbeu në Irak për 1 vit si kapiten, me Rojën Kombëtare të Ushtrisë së Delaware.

Biden ushtroi rolin e hetuesit në zyrën e prokurorit të SHBA-ve, në Filadelfia, nga 1997-2002. Ai dhe e shoqja, Hallie, kanë dy fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA