" /> ">

Borussia, të ardhura rekord nga sezoni 2012-13

20/08/2013 13:20

Borussia Dortmundi do të shpallë të enjten bilancin e saj vjetor ekonomik, në të cilin “Bild” paralajmëroi se do të publikohen fitime rekord në historinë e klubit, për sezonin 2012-13.

Sipas revistës “Kicker”, nënkampionët e Gjermanisë dhe Europës kanë regjistruar të ardhura që tejkalojnë shumën e 250 milionë eurove, falë edhe kontributit të 54 milionë eurove të fituara nga ecuria e jashtëzakonshme në Champions League.

Një sezon më parë, me të ardhura prej 215 milionë eurosh, Borussia pati regjistruar 34,3 milionë euro fitim neto, ndërsa me pagat pothuajse në të njëjtën linjë, por me një rritje të dukshme të të ardhurave, fitimet e Dortmundit në sezonin e shkuar rriten në midis 50-70 milionë eurove neto.

Duke parë gjendjen e mirë ekonomike, Borusia ka vendosur të ndajë një divident për aksionerët, për herë të parë që prej kuotimit në bursë në vitin 2001.

Për më tepër, klubi ka mbuluar pothuajse të gjithë shpenzimet e merkatos, nëpërmjet shitjes së Gotze për 37,5 milionë euro tek Bajerni i Mynihut, duke shpenzuar vetëm gjashtë milionë euro nga arkat e klubit më shumë, për blerjen e Mikhtarian (27,5 m), Aubumejang (13 m) dhe Sokratis (9,5 m).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA