
Edhe pse gushti është muaj pushimesh, në Bruksel po zhvillohen
konsultime të ethshme mbi krizen ne Egjipt dhe rrezikun e luftes civile
qe i kanoset vendit.
Diplomati Bernardino Leon, i ngarkuar i BE-se si ndermjetesues për Egjiptin, shpjegon se 28 shtetet e anetare jane duke punuar energjikisht per zgjidhjen e konfliktit te dhunshëm mes Qeverisë dhe Vëllazërisë Myslimane, i cili ka marre me qindra jete njerezish.
Ndermjetesi i bllokut paralajmeron se nje gje e tille nuk do te jete e lehte. Leon e pershkuan situaten si teper te veshtire dhe thote se zgjidhje të thjeshta nuk ka. Shefat e diplomacive te bllokut mblidhen te merkuren ne Bruksel për caktimin e nje linje te perbashket qendrimi.
Ata do të debatojnë mbi ndalimin e furnizimeve me armë ose bllokimin e parave të ndihmave të planifikuara dhe të kredive. Zakonisht në muajin gusht nuk ka asnjë takim ministror të BE-së, por kriza nuk pret që takimi të shtyhet deri në shtator.
Pozicionin me delikat e ka shefja e politikës së jashtme Catherine Ashton, e cila duhet të paraqesë një propozim për qëndrimin e mëtejshëm ndaj Egjiptit, çka bart nevojen e nje finesë diplomatike. Ne perfundim te takimit, ministrat duhet te paraqesin rezultate, por blloku, në të njëjtën kohë, nuk duhet të tregohet tepër i ashpër.
Per vezhguesit e pavarur, europianet po i hyjne telasheve me angazhimin ne kete çeshtje, sepse një dështim i shumëfishtë i përpjekjeve për ndërmjetësim do te demtonte kredibilitetin e tyre e do te të demonstronte në mbare botën dobësi politike.
Top Channel