Zgjedhjet në Kosovë
19/08/2013 20:00
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka qenë i prerë për serbët e Kosovës që drejtojnë institucionet: ose të dalin në zgjedhje ose do të shkarkohen.
Ai ka thënë se secili zyrtar që është në kundërshtim me politikat e shtetit do të shkarkohet.
Daçiç ka theksuar se në këto momente është në interes të shtetit që serbët në Kosovë të kenë liderët e tyre legjitim dhe të pranuar ndërkombëtarisht.
Daçiç ka theksuar gjatë një ceremonie përkujtimore se Serbia është e angazhuar për një listë të përbashkët serbe.
Këto deklarata kanë ardhur pas vendimeve të organeve paralele në veri për t’i konsideruar zgjedhjet e Kosovës si të papranueshme, përkundër faktit që Serbia i ka pranuar ato pas marrëveshjes me Kosovën.
Top Channel