Vriten 24 oficerë policie në Egjipt

19/08/2013 00:00

Së paku 24 oficerë policorë egjiptianë raportohet se janë vrarë në një sulm në gadishullin e përfshirë nga dhuna, Sinai.

Zyrtarët e sigurisë në këtë shtet njoftojnë se policët janë sulmuar nga persona të armatosur në afërsi të Rafah në kufi me Gazan, mëngjesin e së hënës.

Militantët kanë rritur numrin e sulmeve në Sinai, kryesisht duke e pasur si cak, forcat e sigurisë në Egjipt, që prej se ushtria e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muhammad Morsi më 3 korrik.

Së paku 830 persona janë vrarë javën e kaluar në përleshjet në mes të përkrahësve të Morsit dhe forcave të sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB