Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e konsideron të pazakontë dhe të
padëshirueshëm konfliktin e shkaktuar me kishën në Përmet, duke u
shprehur se këta priftërinj po lejojnë të përdoren politikisht, ndërkohë
që gjithçka duhet të zgjidhet brenda kuadrit ligjor të vendit tonë.

“Nuk është e dëshirueshme që një institucion fetar të ketë konflikte pronësie me shtetin, por deri këtu mbetet një proces i shqyrtueshëm dhe i zgjidhshëm brenda kuadrit të legjislacionit dhe të institucioneve shqiptare. Ka një vendim gjykate, në të treja shkallët dhe vendimi i Gjykatës është i paapelueshëm në formën që ka marrë tani, pra është i pakundërshtueshëm nga askush. Po kjo është edhe kundër frymës së Kishës në përgjithësi. Kisha nuk uzurpon me forcë asgjë, njerëzit e Zotit nuk kanë këto metoda për zgjidhjen e problemeve të tyre. Unë jam i habitur dhe sigurisht që në këtë rast ata priftërinj e kanë lënë veten të përdoren do të thosha edhe politikisht”, tha Mustafaj.

Mustafaj e konsideron jokorrekte deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke dhe të dëmshme për terrenin në Shqipëri, ndërkohë qe thote se eshte jashte standardeve te vendeve te BE.

“E palejueshme ishte deklarata e Qeverisë greke, e Ministrisë së Jashtme, e cila merrte guximin, dilte kundër një vendimi gjykate. Në asnjë vend nuk do tw mund ta bente Greqia këtë gjë, nëse një ngjarje e tillë do të ndodhte në një vend tjetër europian apo SHBA, sepse është antidemokratike, është kundër standardeve të BE-sw që Ministria e Jashtme të shprehet kundër një vendimi gjykate, aq më tepër që kishte një insinuatë aty brenda kur thoshte zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke se ‘ne shpresojmë se prapa tyre nuk është Qeveria’. Insinuata të tilla janë shumë të dëmshme jo vetëm për marrëdhënien e midis vendeve, për klimën, por sepse njerëzit këtu në vend, priftërinjtë e Kishës së Përmetit, i nxit pastaj të shkelin vendimet e Gjykatës duke besuar se po bëjnë një kundërshtim të një politike qeveritare”, tha Mustafaj.

Ne mungese te nje reagimi nga Ministria jone e Jashtme, ish-ministri i Jashtem Besnik Mustafaj argumenton se nje gje e tille duhej te ishte bere qofte per t’i kujtuar pales greke se nuk eshte ne frymen e bashkepunimit dhe te miqesise kundervenia e nje institucioni qeveritar ndaj legjislacionit te nje vendi tjeter, siç eshte Shqiperia ne kete rast.

“Normalisht Ministria jonë e Jashtme këtë gjë duhet t’ia kujtonte Ministrisë së Jashtme greke që nuk është në frymën e bashkëpunimit, nuk është në frymën e demokracisë, në frymën e miqësisë, kundërvënia e një institucioni qeveritar siç është Ministria e Jashtme ndaj gjykatës së një vendi fqinj demokratik të lirë, siç jemi ne”, theksoi Mustafaj.

Top Channel