Përmbytjet, viktima e dëme në Kinë

19/08/2013 00:00

Shirat e rrëmbyer të ditëve të fundit janë shkaku i përmbytjeve masive
në veri-lindje dhe në jug të Kinës, ku situata paraqitet kaotike.

91 vdekje regjistrohen nga vershimi i ujrave, 111 vete konsiderohen te zhdukur ndersa mbi 840.000 banore jane evakuar ne te pakten 4 provinca. Permbytjet ne veri pershkruhen nga zyrtaret si me te medhate prej dekadash te tera.

Shirat sidomos ne jug ku pritet mberritja e tajfunit Utor, nuk kane te reshtur. Ne rajonin verilindor, lumenjte dolen nga shtrati e pasojat me se shumti i vuajti qyteti Fushun, ku linjat hekurudhore e rruget jane bere te pakalueshme, ndersa mungon energjia elektrike.

3.000 ushtare po ndihmojne perpjekjet e ndihmes ne zonat e fatkeqesise ku jane derguar nderkohe 1.500 tenda, 4.700 shtreter portative dhe 3.000 kuverta. Zyrtaret lokale flasin per deme te medha ekonomike, qe vetem ne kontene Yangshan llogariten ne gati 15 milione dollare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB